PARIS, 16 tetor /ATSH-ANSA/ – Më poshtë vijon ristrukturimi i qeverisë franceze, dy javë pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Gerard Collomb:
Lënë detyrën Jacques Mezard, ministër i Kohezionit Territorial, Franjoise Nyssen (e Kulturës), Stephane Travert (i Bujqësisë), Delphine Geny-Stephann, nënsekretare e Ekonomisë, ndërkohë që Jean-Michel Blanquer, ministër i Arsimit Kombëtar, bëhet ministër i Rinisë.
Christophe Castaner është ministri i ri i Brendshëm, ndërsa Jacqueline Gourault, ish-nënsekretare e Brendshme, bëhet ministre e Kohezionit dhe Territoreve.
Sebastien Lecornu është ministri i ri i Komuniteteve Territoriale, ndërsa Julien Denormandie është ministër përgjegjës për Qytetin dhe Strehimin.
Franck Riester merr postin e ministrit të Kulturës.
Didier Guillaume, do të jetë ministri i Bujqësisë, ndërsa Marc Fesneau është ministër përgjegjës për marrëdhëniet me Parlamentin.
Marlene Schiappa, aktualisht ministre për Shanset e Barabarta merr edhe kompetencat për Luftën kundër Diskriminimit.
Emmanuelle Wargon është ministri i ri i Tranzicionit Ekologjik dhe Christelle Dubos, nënsekretare për Solidaritet dhe Shëndetësi./ /os/ a.jor.























