TIRANË,16 tetor /ATSH/ – Nicole Kidman ka folur për martesën e saj të gjatë me Tom Cruise. Çifti u bën bashkë në vitin 1990 pasi shkëlqyen së bashku në filmin “Days of Thunder” dhe që ishte fillimi i një karrierë shumë të suksesshme.
Në një artikull për revistën “New York” ajo zbuloi se, “u martova shumë e re. Por nuk më dha pushtet, ishte mbrojtje për mua. U martova nga dashuria dhe të qenit e martuar me një njeri të fuqishëm dhe më mbajti larg ngacmimeve”.
Cruise dhe Kidman adoptuan dy fëmijë, Isabella, 25 vjeç, dhe djalin Connor, 23 vjeç.
Por i dhanë fund martesës në vitin 2001, sepse aktorja ndjeu se kishin nevojë për t’u përballur vetë me sfidat e reja dhe të ndryshme në karrierën e saj, veçanërisht si grua.
“Doja të punoja, por isha ende brenda një muri mbrojtës, – shpjegoi ajo. – Kur u ndava isha 32-33 vjeç dhe kisha nevojë të rritesha”.
Ndërsa përsa i përket ngacmimeve, ajo u shpreh, “sigurisht që kam pasur momente të ndryshme, që kur isha i vogël, por, a dëshiroj t’i ekspozoj ato në një artikull? Jo!”
/a.a/ /a.g/























