Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16.10.2018

SIDNEJ (Australi) – Nis zyrtarisht vizita e princit Harry dhe Megan në Australi.

SOÇI (Rusi) – Presidenti rus, Vladimir Poutine do të takohet me homologun egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi.

BERLIN (Gjermani ) – Konferencë shtypi i ministrit të Brendshëm dhe liderit të partisë konservatore bavareze CSU, Horst Seehofer, pas disfatës që pësoi lëvizja e tij në zgjedhjet e së dielës.

PARIS (Francë) Konferencë e NATO-s për financimin e Aleancës.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, homologu i saj norvegjez, kreu i OBSH –së dhe filantropi Microsoftit, Bill Gates do të mbajnë fjalim në Samitin Botëror të Shëndetësisë në Berlin, një konferencë vjetore mbi sfidat e shëndetit publik në mbarë botën.

RIAD (Arabi Saudite) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të takohet me mbretin Salmane për të biseduar për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi./v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 16 tetor 2018
Artikulli tjetërAndrea Bocelli thotë “Po” në shtatë gjuhë me albumin e ri, duet dhe me Dua Lipën