TIRANË, 16 tetor/ATSH/- “140 persona të skeduar janë sot në burg”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë televizive, Kryeministri Rama theksoi se “pjesa më e madhe janë brenda. Ne jemi vonuar në kapjen e atyre, “Bajrave” sepse 6 muaj duke pritur nga ana belge vetëm atë copë letër, që na jepte mundësinë të vepronim”.
Kreu i qeverisë në debatin me gazetarët e pranishëm në studion televizive, duke iu referuar opozitës u shpreh se “pse nuk i arrestuan ata para nesh?”
Në lidhje me vrasjen në Bllok, Rama iu drejtua gazetarëve se “nuk ju bëri përshtypje ju që klienti digjital, që blen çdo lloj guri që gjuhet me llastiqe, nuk e përmendi? Nuk ju bëri përshtypje ju që këta që marrin në gojë emra, nuk përmendën gjë?” /k.s//e.caushi/





















