Mes shtetit e krimit nuk ka paqe

Mes shtetit e krimit nuk ka paqe

Mes shtetit e krimit nuk ka paqehttps://ata.gov.al/2018/10/15/mes-shtetit-e-krimit-nuk-ka-paqe/“Mes shtetit e krimit nuk ka paqe”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke kërkuar që “sot përballja me krimin të njohë një përshkallëzim si asnjëherë më parë”. Në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Kryeministri Rama u shpreh se “qytetet dhe komunitetet tona duhet të ndjehen si asnjëherë më parë të çliruara nga ideja se dikush mund të bëjë ligjin në gjirin e bashkëjetesës së tyre”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 15 Tetor 2018

TIRANË, 15 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Mes shtetit e krimit nuk ka paqe”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke kërkuar që “sot përballja me krimin të njohë një përshkallëzim si asnjëherë më parë”.

Në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Kryeministri Rama u shpreh se “qytetet dhe komunitetet tona duhet të ndjehen si asnjëherë më parë të çliruara nga ideja se dikush mund të bëjë ligjin në gjirin e bashkëjetesës së tyre”.

“Këto gjëra duhen bërë me maksimumin e shpejtësisë. Dinjitet i Policisë së Shtetit, do të thotë që komunitetet tona nuk duhet të kenë problem kur del nga shtëpia një ‘i fortë’, por një ‘i fortë’, duhet të ketë problem Policinë e Shtetit. ‘Të fortët’ duhet të maten mirë kur hedhin hapin dhe asnjë profil kriminal i kësaj Republike nuk duhet të kthehet në legjendë urbane, si konsumator shampanjash të shtrenjta në mes të ‘Bllokut’, me badigardë të armatosur pa leje”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “nuk duhet të presim që të vijë ambasadorja e re amerikane, dhe të na kujtojë që Klement Balili nuk është kapur akoma”. “E di shumë mirë se sa seriozisht po përpiqemi si për të kapur Balilin, apo edhe për të gozhduar zvarranikë të tjerë përmes operacionit ‘Forca e ligjit’. Po ashtu di edhe punën që po bëhet për të parandaluar autorët e krimeve ndaj mjedisit që sot janë më pak se dje. Por ne nuk kemi luksin që të shfrytëzohet mali i Tomorrit për gurore, pasi është shpallur park kombëtar, apo që Llogoraja të mbushet me inerte”, – tha Rama.

Në këtë dejtim, Rama kërkoi më tepër intensitet në punën e Policisë, ndërsa shtoi se meritokracia duhet të jetë “Ylli Polar” i kësaj trupe. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.