BERLIN, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Nuk do të përballoj dot as sot asnjë diskutim rreth meje, theksoi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, para takimit të organizuar nga partia e tij në Mynih, ku do të diskutohen rezultatet e zgjedhjeve në Bavari.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, CSU ka rënë në 37,2% dhe ka humbur shumicën absolute.
Sipas analizës, mendohet se shkak për rënien e partive të mëdha ishin mosmarrëveshjet në Berlin, të provokuara nga Seehofer, i cili ka dërguar në krizë qeverinë dy herë në disa muaj.
Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil sheh në rezultatet e zgjedhjeve bavareze një sinjal të qartë që peshon rëndë në të ashtuquajturin ”Grosse Koalition”.
”Pas votimit dhe rezultateve të djeshme duhet të ketë pasoja”, shtoi ai duke folur për ArdTV.
“Ne duhet të pranojmë se pas sinjalit të qartë që mbërriti dje, situata është e vështirë dhe për këtë duhet të kemi një stil të ri qeveritar në koalicion”, theksoi Klingbeil./ /os/ a.jor.























