TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Policia e Fierit gjatë javës që kaloi procedoi penalisht 52 shtetas për vepra të ndryshme penale. 10 shtetas u arrestuan në flagrancë, 36 shtetas u proceduan penalisht në gjendje të lire, 6 shtetas u ndaluan pasi ishin shpallur në kërkim.
Ndërkohë gjatë kësaj jave “Forca e Ligjit në veprim” ka finalizuar 4 operacione në Fier, Lushnje, Divjakë e Mallakastër ku gjatë kontrolleve të territorit janë ndaluar 6 shtetas të shpallur në kërkim, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas për “Armëmbajtje pa leje”, si edhe janë sekuestruar drogë, armë, municione luftarake, dokumente të falsifikuara, sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura.
Policia e Fierit njofton se u plotësuan edhe 5 kërkesë padi për t’u pajisur me urdhër mbrojtje.
Nga shërbimet e qarkullimit rrugor janë vendosur 929 masa të ndryshme administrative si edhe janë tërhequr 58 lejedrejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë. /o.l//a.g/






























