Ballina Bota

BRUKSEL – BE përcakton sanksionet për luftën kundër armëve kimike

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH-DPA/-  Këshilli i BE-së ka miratuar një regjim të ri masash kufizuese për të luftuar përdorimin dhe përhapjen e armëve kimike, sipas njoftimit të Këshillit të Bashkimit Europian.

Vendimi u mor pas rastit të helmimit të ish-spiunit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia.

Me këtë mekanizëm të ri BE mund të imponojë sanksione për njerëzit dhe entitetet e përfshira në zhvillimin dhe përdorimin e armëve kimike, pavarësisht nga kombësia e tyre dhe vendin ku ndodhen.

Masat kufizuese mund të përfshijnë cilindo përgjegjës për zhvillimin dhe përdorimin e armëve kimike, të cilët i mbështesin ato me mjete financiare, teknikë ose material dhe që bashkëpunojnë me ta.

Sanksionet parashikojnë ndalimin e udhëtimit në BE dhe ngrirjen e aseteve.

Është gjithashtu e ndaluar për personat e BE-së të vendosin fonde në dispozicion të njerëzve dhe entiteteve të përfshira në listë./  /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUN Women – Diskriminimi gjinor, mënyrat për zbehjen e fenomenit
Artikulli tjetërShqipëri-Kosovë/ Bashkëpunim për përmirësimin e politikave publike