TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një letër ngushëllimi familjes së poetit të ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, Fatos Arapi.
Në letër kreu i Kuvendit e cilëson ikjen e poetit Arapi, si ikje e një tjetër shtërgu të letërsisë shqipe.
Ruçi, lirikat e poetit i çmoi si magjepsëse për lirinë. “Në dy shekuj, Arapi i shqetësuar për alarmet e kohërave”, – shprehet në letrën e tij Kryetari i Kuvendit.
/o.l/j.p/














