Ballina Bota

LONDËR – May: PostBrexit, më e mira është para nesh

LONDËR 10 tetor /ATSH-ANSA/ – Kohërat më të mira janë përpara nesh, theksoi sot kryeministrja britanike Theresa May duke iu referuar çështjes postBrexit dhe premtimin për t’i dhënë fund 10 viteve të kursimit.

‘’Ne do të shohim rënien e borxhit dhe mbështetjen për shërbimet sociale që do të rriten,” siguroi kryeministrja konservatore për të ardhmen e afërt, duke pranuar se ka “zgjidhje të vështira për t’u bërë në të ardhmen”.

Por, për udhëheqësin e opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, fundi i masave shtrënguese “është vetëm një zhgenjim i madh nga konservatorët”./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHËNDETËSI – Shqetësuese rritja e vazhdueshme e të rinjve miopë
Artikulli tjetërPOLONI – Emërimet e reja të gjyqtarëve rikthejnë tensionet me BE-në