Ballina Kulturë

FOTO/ Sallat e leximit afrojnë brezin e ri me librin

TIRANË,9 tetor /ATSH/ – Brezi i ri çdo ditë e më shumë po afrohet me librin kjo dhe për shkak të programeve edukuese dhe ambienteve të veçanta që i ofrohen të rinjve për të pasuruar dijen dhe bibliotekat e tyre personale me prurjet më të reja në letërsi nga autorë vendas dhe të huaj.

Së fundmi nxënës të shkollës 9-vjeçare “Faik Konica” në Tiranë vizituan Sallën Gjermane të Leximit në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, ku u njohën më nga afër me literaturën e pasur të.

Gjatë takimit me specialisten e kësaj salle, nxënësit e klasës së 6-të u prezantuan edhe me mundësitë për të pasur akses dhe për të shfrytëzuar fondin e pasur në gjuhën gjermane të kësaj salle, aktivitetet e ndryshme, të cilat përfshijnë grup-mosha të ndryshme dhe janë një mundësi e jashtëzakonshme për të afruar të rinjtë dhe fëmijët me bibliotekat dhe leximit./a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozita “Kafsha e Keqe” në Bazament Art Space
Artikulli tjetërFOTO/ Ura e Gjipesë, vlera historike dhe monumentale