Ballina Bota

SOFT NEWS – 107 vjeç dhe ende… punon!

NJU JORK, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Quhet Anthony Mancinelli dhe është berberi më i moshuar në botë.

”Ai punon ende me kohë të plotë”, bëri të ditur gazeta ”New York Times”.

Ai u lind në Napoli 107 vjet më parë dhe në vitin 1911 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mancinelli praktikon aktivitetin e tij  në New Windsor, në shtetin e Nju Jorkut.

Ai filloi të punonte si berber kur ishte vetëm 11 vjeç dhe në Shtëpinë e Bardhë ishte president  Warren Harding.

Në vitin 2007 sipas ”New York Times”, kur ai ishte 96 vjeç hyri në librin e rekordeve  Guinness, si berberi më i moshuar në botë që punonte ende.

Që atëherë, shumë vite kanë kaluar dhe Mancinelli ende punon, nga ora 12:00 deri në orën 20:00 pesë ditë në javë.

Ai jeton vetëm dhe nget makinën nga shtëpia në dyqan./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami i patronazhimit, 197 lindje në maternitetet e rretheve
Artikulli tjetërMarrëveshje bashkëpunimi ekonomik midis Kosovës dhe Emirateve