Ballina Lajme nga Vendi

Programi i patronazhimit, 197 lindje në maternitetet e rretheve

TIRANË, 8 tetor/ATSH/-Mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” vijojnë të ofrojnë shërbim të specializuar në maternitetet e Burrelit dhe Gjirokastrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se po punohet çdo ditë për të përmirësuar shërbimin për nënat dhe fëmijët.

Falë programit të patronazhit nënat dhe fëmijët po marrin shërbime cilësore afër vendbanimit, ku vetëm gjatë këtij viti janë realizuar me sukses 197 lindje. Paralelisht po vijohet me investimet për rijetësimin e materniteteve në të gjithë vendin.

Manastirliu ka theksuar se së shpejti do të aplikohet politika e re sociale, ajo e bonusit të bebeve për çdo fëmijë që vjen në jetë.

z.tosku. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFushatë ndërgjegjësuese anti-trafik në gjimnazet e Tiranës
Artikulli tjetërSOFT NEWS – 107 vjeç dhe ende… punon!