Ballina Ekonomi

Fier, investime për evitimin e përmbytjeve

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Punimet për rindërtimin e urës mbi kanalin e degës së Martinës në Ferras, Njësia Administrative Levan, Fier, po vijojnë intensivisht për të bërë të mundur përfundimin e saj përpara nisjes së stinës së reshjeve.

E konsideruar si një nga shkaqet e përmbytjeve në Ferras gjatë viteve të fundit, Bashkia e Fierit është përqendruar me të gjitha mjetet për të finalizuar urën e re.

“Java nis me punë dhe mbyllet me të njëjtin intensitet. Edhe pak duhet që të fitojmë një urë tërësisht të re. Sezoni i ri do të ofrojë më shumë siguri për banorët e Ferrasit e jo vetëm”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Si pasojë e reshjeve dhe vërshimit të lumit Vjosë, ura mbi kanalin e degës së Martinës duke qenë e ngushtë, pengonte shkarkimin e ujërave, duke ndikuar njëkohësisht në bilancin e përmbytjes së zonës.

Ndërtimi i urës së re bëhet me mbështetjen e ambasadës së Republikës së Çekisë, e cila financoi një shumë rreth 50 mijë euro.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja U-21/ Doka e Selmani: Vlerësim maksimal ndeshjeve të radhës
Artikulli tjetërPaketa fiskale, tatimi mbi dividentin ulet në të njëjtin nivel me rajonin