Ballina Aktualitet

“Babale”, Basha: Prokuroria e kapur

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi sot prokurorinë si të kapur politikisht, pas lëshimit të urdhër arrestit ndaj personave të implikuar në çështjen “Babale”.

Kreu i PD-së u shpreh se “kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa-Prela është vetëm naiv”.

“Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim”, tha ai./m.m//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAudiopërgjimi, Prokuroria cakton masën arrest me burg për Albert Veliun
Artikulli tjetërROMË – Di Maio hedh poshtë shqetësimet e BE-së për buxhetin italian