Ballina Ekonomi

VIDEO/ Investimi po rikthen në punë linjën hekurudhore Fier-Vlorë

VIDEO/ Investimi po rikthen në punë linjën hekurudhore Fier-Vlorë

"Vetëm 59 sekonda për të parë se si po rikthehet linja hekurudhore Fier-Vlorë. Investimi që po kryhet do krijojë mundësinë e lëvizjes si për vagonët e pasagjerëve ashtu edhe për transportin e naftës bruto duke shmangur transportin rrugor", thotë ministri Gjiknuri.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 4 Tetor 2018

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ – Qeveria ka nisur investimet edhe në sektorin hekurudhor për të rikthyer dhe vënë në funksionim sipas standardeve më të mira, këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, të mbetur në amortizim të plotë prej vitesh të tëra.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, publikoi sot një video me pamje në kohë reale nga punimet që po kryhen me intensitet të plotë për finalizimin e përfundimit të investimit në rehabilitimin e linjës hekurudhore Fier-Vlorë.

“Vetëm 59 sekonda për të parë se si po rikthehet linja hekurudhore Fier-Vlorë. Investimi që po kryhet do krijojë mundësinë e lëvizjes si për vagonët e pasagjerëve ashtu edhe për transportin e naftës bruto duke shmangur transportin rrugor”, – citon ministri Gjiknuri. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJERUZALEM – Merkel: Gjermania ka detyrimin “e përjetshëm” për të luftuar antisemitizmin
Artikulli tjetërOpozita kallëzon në Prokurori Kryeministrin Rama