Ballina Kulturë

Teatri i vjetër do të shembet, ndërtohet i riu

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ – Tetari i ri Kombëtar do të ndërtohet në territorin e teatrit aktual.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive, ku iu përgjigj pyetjeve të panelit të analistëve duke theksuar se në territorin e teatrit aktual do të ndërtohet vetëm teatri dhe jo kulla, siç pretendohet.

”Ajo godinë nuk mund të jetë më teatër. Ndërtimi i një teatri të ri është një e mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës. E para, të thuash që grabitet tokë publike është një fjalë shumë  e madhe. Ndërkohë që në tokën e teatrit do të ndërtohet një teatër i ri dhe nuk do ndërtohen 7 kulla si thoni ju. Nuk do t’i humbë asnjë metër teatrit. Por mbrapa ka dhe një truall privat dhe nuk është klient i qeverisë ai që do të ndërtojë. Nëse do shohim të gjitha fitimet e korporatave në Shqipëri, ato kanë më pak fitime se para 2013. Sot ka më shumë biznesmenë në numër, që fitojnë më pak e paguajnë më shumë taksa”, – theksoi Rama. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Çanta me 3000 persona në listëpritjeje për serinë e parë
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni nuk po përpiqet të hyjë në luftë me Iranin