Ballina Bota

SHBA po formon një koalicion tregtar kundër Kinës

UASHINGTON, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara po bashkojnë forcat me ekonomitë e tjera të mëdha për të trajtuar praktikat tregtare të gjykuara të padrejta të Kinës, tha sot një këshilltar ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan Donald Trump mund të takohet gjithashtu me Presidentin kinez Xi Jinping në mbledhjen e ardhshme të G20-s në Argjentinë në fund të nëntorit, bëri te ditur Larry Kudlow përpara Klubit Ekonomik të Uashingtonit.

“Ne po ecim drejt asaj që unë do ta karakterizoja si një koalicion vullnetesh të përbashkëta për t’iu kundërvënë Kinës në fushën tregtare”, tha ai. “Do të bisedojmë përsëri me Bashkimin Evropian dhe me Japoninë”, shtoi ai.

Në kuadrin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Bashkimi Evropian (BE) njoftuan më 25 shtator se kishin ndërmend të përballeshin së bashku me praktikat tregtare “të padrejta” kudo në botës, duke synuar hapur Kinën, por pa e përmendur atë.
/irmapu/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – “Airbus” teston një skuadrilje dronësh mbi Balltik
Artikulli tjetërDevoll, delegacioni i BE-së në Shqipëri takim me sipërmarrësit