Ballina Ekonomi

Platforma e bashkëqeverisjes në krah të biznesit

TIRANË, 3 tetor/ATSH-Maela Marini/ Si pasojë e leximit të gabuar të vendimit Gjykatës Administrative, dega doganore Morinë, kishte konfiskuar makineritë e prodhimit duke paralizuar veprimtarinë e një biznesi që prodhonte birrë.

Rasti u adresua në platformën e bashkëqeverisjes nga përfaqësuesja e këtij biznesi, e cila gjeti menjëherë zgjidhje.

Shukrie Sadiku, përfaqësuese e një subjekti prodhues të pijeve alkoolike prezantoi sot në takimin e zhvilluar në kryeministri me rastin e 1-vjetorit të funksionimit të platformës së bashkëqeverisjes, rastin e saj.

Ajo u ankua në platformën e bashkëqeverisjes për veprime të padrejta nga ana e Degës Doganore Morinë.

Në vitin 2015 si pasojë e një kontrolli subjekti u gjet me shkelje për të cilat Drejtoria e Doganave duhet të konfiskonte dhe asgjësonte produktin subjekt i akcizës, për prodhimin e të cilës, subjekti në atë kohë nuk kishte autorizimin përkatës.

Por, dega doganore në kundërshtim me vendimin e formës së prerë veç konfiskimit dhe asgjësimit të mallrave, kishte konfiskuar edhe makineritë e prodhimit duke paralizuar veprimtarinë e biznesit, pavarësisht gatishmërisë për përmbushjen e detyrimeve të tij.

Kjo, si pasojë e leximit të gabuar të vendimit Gjykatës Administrative.

Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, qytetarja gjeti zgjidhje për biznesin e saj.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDokumentet e pensionit, zgjidhja pas 10 vite vonesash
Artikulli tjetërKryemadhi: Aksioni politik i opozitës në të gjithë Shqipërinë