Ballina Lajme nga Vendi

“Inter” kërkon të rrëmbejë yllin e “Milanit”

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ – “Inter” ka tentuar në merkaton e verës që të transferojë mesfushorin e “Milanit”, Suso.

Zikaltërit u munduan që ta bindin “Milanin” që t’ua shesë spanjollin, mirëpo ata e refuzuan kategorikisht ofertën e tyre.

Por, “Interi” nuk po tërhiqet me kaq, pasi do të tentojë transferimin e Susos në merkaton e janarit.

Zikaltërit janë të gatshëm që t’u ofrojnë kuqezinjve, Marcelo Brozovicin dhe 15 milionë euro për shërbimet e spanjollit.

Deri më tani, Suso ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asiste në gjashtë ndeshje të Serie A.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlbanologu Robert Elsie përkujtohet në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta
Artikulli tjetërAFRIKE E JUGUT – Melanie Trump fillon një tur vizitash pa presidentin