TIRANË, 2 tetor /ATSH/ – “Inter” ka tentuar në merkaton e verës që të transferojë mesfushorin e “Milanit”, Suso.
Zikaltërit u munduan që ta bindin “Milanin” që t’ua shesë spanjollin, mirëpo ata e refuzuan kategorikisht ofertën e tyre.
Por, “Interi” nuk po tërhiqet me kaq, pasi do të tentojë transferimin e Susos në merkaton e janarit.
Zikaltërit janë të gatshëm që t’u ofrojnë kuqezinjve, Marcelo Brozovicin dhe 15 milionë euro për shërbimet e spanjollit.
Deri më tani, Suso ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asiste në gjashtë ndeshje të Serie A.
/gj.m/j.p/
