Ballina SPORT

FUTBOLL – Del në ankand fanella mitike e Zidane në finalen e Botërorit 98’

PARIS, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Fanella blu me N.10, me të cilën Zinedine Zidane  shënoi dy golat legjendarë në finalen e Kupës së Botës më 12 korrik 1998 përballë Brazilit do të dalë në ankand më 13 tetor në hotel Drouot në Paris, njoftoi kompania e ankandeve ”Coutau-Begarie”.

Me një vlerë rreth 40 000 euro, kjo fanellë historike, njëra nga dy bluzat që mbajti atë mbrëmje lojtari i Bluve, qëndroi për disa vite brenda rrethit familiar të lojtarit përpara se ti dhurohej një miku, i  cili preferoi të ruajë anonimatin, sqaroi për median eksperti i shitjes Jean-Marc Leynet.

Një kujtim emblematik i finales së paharrueshëm të futbollit francez, fanella me masën XL ishte pikërisht ajo që mbajti veshur  “Zizou” në pjesën e parë të ndeshjes, ku dhe shënoi dy golat e parë për skuadrën e Bluve në Stadiumin e Francës./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – populizmi në rritje kërcënim për demokracinë
Artikulli tjetër“Arrestimi fasadë”, Rama i përgjigjet opozitës: Mjerë kush i beson këta të paudhë