Ballina Lajme nga Vendi

Restaurohen ambientet e spitalit rajonal të Peshkopisë

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ – Spitalet dhe Sistemi i Shëndetësisë në vend nuk kanë vetëm vëmendjen e qeverisë, por edhe atë të investitorëve privatë.

“Doni Fruits” sh.p.k., me anë të një donacioni ka restauruar disa nga ambientet e spitalit rajonal të Peshkopisë, duke i kthyer ato në të reja dhe moderne.

Hyrja e spitalit ka një hapësirë më të madhe dhe me një pamje komplet të re, recepsion dhe stola të rinj, vetrata dhe ndriçim LED.

Gjithashtu hapësira e urgjencës është rikonstruktuar tërësish nga e para.

Tualetet dhe mobiliet janë të reja dhe si dhe shtrimi është bërë me rezinë, sipas standardeve europiane.

Ky është një investim privat, dhuratë për një institucion shumë të rëndësishëm publik, që do të inaugurohet brenda muajit tetor. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“100 fshatrat”, transformim i Pustecit për tërheqjen e turistëve
Artikulli tjetërFushë-Arrëz – Zjarri përfshin zonën e Tuçit