Ballina Bota

GREQI – Cikloni Medican përfshin vendin

ATHINË, 28 shtator /ATSH-ANSA/ – Një ciklon mesdhetar, i quajtur Medican, ka përfshirë veriun e Greqisë dhe pjesën jugore të detit Jon me stuhi në formë vorbulle.

Një pjesë e ajrit të ftohtë, në zbritje të skajit lindor të anticiklonit, arriti në Mesdheun Lindor dhe po drejtohet drejt Afrikës së Veriut, ku përgjigjja e menjëhershme e pjesës kontinentale është një masë më e ngrohtë ajri që del nga shkretëtira.

Fenomeni shumë i rrallë i Medican ndodh në muajin shtator, tetor dhe nëntor, kur uji i detit Mesdhe është relativisht i ngrohtë dhe kontribuon në krijimin e vorbullës, duke siguruar “karburant” të nevojshme për zhvillimin e ciklonit.

Greqia, Kreta dhe pastaj Turqia mbeten interinari i vërtetë i ciklonit.

Të shtunën ciklon duhet të arrijë në kategorinë e një vorbulle me karakteristika tropikale.

Të shtunën, qendra e ciklonit do të kalojë midis Greqisë Jugore dhe Kretës me erërat të stuhishme, stuhi të forta dhe reshje.

Të dielën, vorbulla do të vazhdojë marshimin e saj përmes ishujve Cyclades, ishujve të Sporadeve Jugore për të arritur Turqinë Jugperëndimore, ku do të humbasë fuqinë.

Autoritetet janë vënë në alarm maksimal për zonat e prekura nga kalimi i tij./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shqipëria si destinacion europian tërheq mediet franceze
Artikulli tjetërLufta ndaj krimit, Marku firmos memorandumin në Bullgari