MILANO, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Ish-shefi i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi, president i klubit “AC Milan” për 30 vite, u rikthye në futbollin italian duke njoftuar sot nga kompania e tij “Fininvest” blerjen e klubit të “Monzas”, që luan në Serinë C (kategoria e tretë).
“Fininvest S.p.A. përfundoi sot blerjen 100% të aksioneve të klubit SS Monza 1912”, thuhet në një komunikatë të “Fininvest”.
Në këtë komunikatë theksohet gjithashtu se Adriano Galliani, krahu i djathtë i Berlusconit tek “Milani”, është emëruar administrator i deleguar i klubit. /G.S/ a.jor.








