PARIS, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Borxhi publik i Francës iu afrua nivelit simbolik të 100% të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) në tremujorin e dytë, njoftoi sot Instituti Francez i Statistikave, INSEE.
“Borxhi arriti 2 299,9 miliardë euro pas integrimit të borxhit të SNCF-së, operatori i hekurudhave”, thekson INSEE-ja.
Nga ana tjetër Banka Qendrore Europiane synon të rrisë normat e saj pas verës 2019, një masë që pritet të dëmtojë vendet e eurozonës që kanë nivele të larta të borxhit./ /G.S/ a.jor.























