Ballina Bota

BERLIN – Merkel rikandidon për kreun e CDU-së

BERLIN, 28 shtator /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të rikandidojë për kreun e partisë Unioni Kristiandemokrat (CDU) në dhjetor, pavarësisht humbjes së pësuar në grupin parlamentar ndaj Volker Kauderit.

Kancelarja përsëriti se ishte në dispozicion për të gjithë mandatin në kancelari dhe se nuk  ndryshonte mendimin për mospërputhjen mes rolit të kancelarit dhe atij të drejtuesit të partisë.

”Mendoj se këto dy poste nuk kanë mospërputhje”, deklaroi Merkel./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/9/2018
Artikulli tjetërGAZA – Punonjësit e UNRWA-s protestë për masat shtrënguese