TIRANE, 24 shtator/ATSH/- Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim prej mesdite.
Parashikohen reshje shiu lokale në veri dhe pjesërisht qendër të vendit. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim –Veriperëndim 1-18 m/sek në pasdite. Erë me rrahje në bregdetin jugor. Deti i forcës 5 me lartësi vale 2.8 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 17/28 shi diell |
| Kukës | 15/25 shi diell |
| Lezhë | 17/29 shi diell |
| Dibër | 12/24 shi diell |
| Durrës | 19/29 shi diell |
| Tiranë | 19/30 shi diell |
| Elbasan | 19/29 shi diell |
| Berat | 16/30 diell re |
| Vlorë | 18/29 diell re |
| Korcë | 13/27 diell re |
| Gjirokastër | 14/29 diell re |
| Sarandë | 17/28 diell re |
/a.g/











