Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24.9.2018

RIGA (Letoni) – Papa Françesku në vizitë në Letoni me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së vendeve balltike.

MYNIH (Gjermani) – Edicioni i 185-të i Oktoberfest, Festa e Birrës.

LIVERPUL (Britani e Madhe) –  Kongresi vjetor i Partisë Laburiste, partia kryesore opozitare britanike.

PARIS (Francë) – Konferencë shtypi e ”SOS Mesdhe”, në fokus çështja e anijes ”Aquarius”.

TORINO (Itali) – ”Terra Madre”, panair i i shijes, takim me një pjesëmarrje të madhe të lëvizjes ”Slow Food”, në mbrojtje të një buqësie ambjentaliste dhe të drejtë.

STOKHOLM (Suedi) – Zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit suedez pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shtatorit.

HANOVËR (Gjermani) – Kancelarja Angela Merkel do të mbajë një simpozium qytetar për Europën, në perspektivën e zgjedhjeve europiane të vitit 2019.

ROMË (Itali) – Këshilli i ministrave pritet të miratojë planin e sigurisë një premtim i bërë nga Liga me dy dekretligje për imigracionin dhe sigurinë.

PARIS (Francë) – Projektligji për financat 2019 do të prezantohet në Këshillin e ministrave.

UASHINGTON (SHBA) – Hyjnë në fuqi tarifat doganore amerikane ndaj 200 miliardë dollarë importe kineze.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kryeson takimin e Kombeve të Bashkuara për drogat, para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 24 shtator 2018
Artikulli tjetërKantieri i Programit Kombëtar në 7 Qendra Shëndetësore në Elbasan