Ballina Bota

ZVICËR – Referendum për ndalimin e burkas

ZYRIH, 21 shtator /ATSH-AFP/ – A duhet të ndalohet burka në hapësirat publike?

Një kanton zviceran organizon të dielën një referendum mbi këtë çështje delikate, që vitin e ardhshëm pritet të votohet në të gjithë Zvicrën.

Kantoni zviceran Sent-Gal (verilindje) mund të jetë i dyti që miraton një ligj kundër burkas, pas Tesinit fqinj që e ka ndaluar, që prej korrikut 2016, mbulimin e fytyrës në vendet publike.

Votuesit do të shprehen për një ligj që është miratuar paraprakisht në parlamentin rajonal me mbështetjen e së djathtës populiste dhe qendrës.

Por, të Gjelbërtit dhe Rinia Socialiste e bllokuan aplikimin e këtij ligji duke organizuar referendumin./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeatri i Bylisit, nisja e një epoke të re për t’i rikthyer vlerat
Artikulli tjetërBasha: Vetingu i politikanëve, zgjidhja për integrimin e Shqipërisë në BE