BREMEN, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Një qytetar gjerman gjeti tre lingota floriri në një bufe të përdorur dhe vendosi që, duke parë se rëndësia e tyre ishte më e madhe sesa vlera prej 100 mijë dollarësh, t’ua dorëzojë autoriteteve.
Tre lingotat peshonin 2,5 kilogramë dhe u vlerësuan 97 500 dollarë.
Lingotat ishin mbështjellë në një zarf dhe ndodheshin të fshehura pas një sirtari të bufesë së blerë në tregun e sendeve të përdorura.
Zëdhënësja tha se gjetësi, i cili bëri zbulimin e tij muajin e kaluar, do të merrte një shpërblim prej rreth 2 500 eurosh./ /os/ a.jor.






















