DPT, regjistrimi si person fizik, me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë

Person Fizik me xhiro 5 deri në 8 milionë lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro 5 deri në 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.Person Fizik me xhiro 5 deri në 8 milionë lekëPerson Fizik, quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 5 deri në 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimidhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore).Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 5 deri në 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2MQaK0n

Posted by Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve on E premte, 21 Shtator 2018

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, të shoqëruar nga një video, shpjegon rrugën që mund të ndjekë çdo qytetar që kërkon të regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si person fizik me një xhiro vjetore 5 deri në 8 milionë lekë, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Fizik, quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.

Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 5 deri në 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore). /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.