TIRANË, 21 shtator /ATSH/ – Fotografi gjerman Jonas von Lenthe prezantoi së bashku me arkitektin Simon Battisti dhe Ledian Bregasin librin e tij të fundit “Responding to Particular Needs at a Precise Moment”, te libraria “28 Nëntori” në Tiranë.
Libri paraqet fotografi me arkitektura të veçanta banesash në Tiranë.
Me “Responding to Particular Needs at a Precise Moment” fotografi Jonas von Lenthe hedh vështrimin e tij mbi arkitekturën e kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Ai fotografon qëndra të mëdha banimi të perudhës postsocialiste të cilat banorët i kanë përvetësuar nëpërmjet zgjerimit të ballkoneve dhe ndryshimeve të fasadave, si dhe ndërtesat e reja të cilat nuk duket se orientohen nga paradigma e planifikimit kombëtar.
Fotot e tij plotësohen dhe kontekstualizohen nga materiale fotografike të arkivit nga vitet 1950 dhe 1960 dhe intervista me arkitektët Simon Battisti, Ledian Bregasi dhe Dritan Mico.
Me rastin e këtij aktiviteti, u publikua një përkthim në gjuhën shqipe i tri intervistave të përfshira në libër.
Një instalacion i librit do të qëndrojë i shfaqur deri në dt. 23 shtator në librarinë “28 Nëntori”.
/gj.mima/j.p/

























