SHBA – FB krijon ”dhomën e luftës” për çështjen e zgjedhjeve

UASHINGTON, 20 shtator /ATSH-ANSA/ – Rrjeti social Facebook po punon për ndërtimin e një të ashtuquajture ”dhomë lufte” përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, në nëntor, dhe zgjedhjet e ardhshme në Brazil dhe vende të tjera, pa përjashtuar zgjedhjet europiane pranverën e ardhshme, thekson gazeta ”New York Times”.

”Qëllimi është të luftojë dezinformimin dhe lajmet e rreme që përcillen përmes platformës së tij”, shton NYT.

Kjo dhomë, një lloj sallë konferencash në kampusin e Menlo Park, do të strehojë një task force prej 20 personash që do të monitorojnë papushim rrjetin social përmes 16 stacioneve të pajisura me kompjuterë dhe ekrane televizive të sintonizuara në mediat kryesore si CNN, Fox, CNBC dhe MNSBC.

Detyra kryesore i ekipit të ”dhomës së luftës” do të jetë të gjejë llogaritë e rreme që përpiqen të ndikojnë me votuesit me lajme të shpikura./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.