MOSKË, 17 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan po përpiqen të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për të ardhmen e Idlibit, bastioni i fundit rebel i Sirisë që regjimi synon rivënien e kontrollit me ndihmën e aleatit rus.
Dy krerët e shtetit, vendet e së cilëve janë aktorë kyç të konfliktit sirian do të takohen në qendrën turistike të Soçit, në Detin e Zi për të tejkaluar qëndrimet e kundërta që u shfaqën hapur në samitin ku ishte i pranishëm edhe presidenti iranian, Hassan Rohani në Teheran, më 7 shtator.
Ishin pikërisht këto mosmarrëveshje që nxitën Rusinë për të shtyrë ofensivën në Idleb për të shmangur prishjen e marrëdhënieve me Ankaranë, e cila mbështet rebelët dhe është plotësisht kundër një veprimi të tillë.
”Situata është e tendosur në Idlib”, pranoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve ”Ria Novosti”, i cili përmend ”qasjet e kundërta” midis dy shteteve për fatin e bastionit të fundit të Idlibit./ /v.b/ a.jor.













