Finalizohet operacioni “Oriku-2018”, kapet grabitësi i banesave në Orikum

TIRANE, 17 shtator /ATSH/ -Në kuadër të masave të marra për kapjen e personave kriminalë në fushën e vjedhjeve, Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni mbi bazën e të cilit është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B, si autor i dyshuar për vjedhjet e banesave në pronësi të shtetasve E.P dhe M.D, në datën 14 Shtator 2018, në Orikum.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, medaljon etj. Po ashtu dhe  mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj. Tesha (rroba) të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë. /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.