Ballina Ekonomi

Nis puna në segmentin nga kthesa e Prezës deri në Rinas

TIRANË, 17 shtator /ATSH/-Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojne se nesër (datë 18 Shtator 2018) nisin punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor nga kthesa e Prezës deri në kthesen Rinas në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë.

Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.

ARRSH njofton se, mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushëkruje në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës.

Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë Rinas.

Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës. e.xh/./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – Mattis fton maqedonasit të votojnë pro në referendumin e 30 shtatorit
Artikulli tjetërSPANJË – Sanchez i jep fund mbrojtjes ligjore të politikanëve