Ballina Bota

LONDËR – Johnson: Britania e Madhe jo vasale e Brukselit

LONDËR, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Një aneksim i Irlandës së Veriut te BE apo një Britani e Madhe e shndërruar në vasale e Bruxelit janë këto dy tematikat dhe sfidat e kryeministres  Theresa May sipas parashikimeve të ish-ministrit të Jashtëm, Boris Johnson, që sot kthehet në sulm sërish kundër qeverisë nga ku është larguar dy muaj më pare, sipas ”Daily Telegraph”.

Johnson, nismëtar i një rryme kundër May dhe polemikave në Partinë Konservatore, vë në dukje një skenë shkatërrimtare spektakolare të qeverisë May, e cila nuk po i ndryshon qëndrimet mbi çështjet e sipërpërmendura.

Ai merr në shqyrtim perspektivën e një marrëveshjeje me Brukselin mbi kufirin e hapur të Irlandës dhe Irlandës së Veriut e garantuar nga mekanizmi ”backstop” (”frenat e emergjencës”) që imponon ‘’status quo’’ deri në identifikimin e një zgjidhjeje të përbashkët.

“Një monstruozitet që do të injorojë Londrën”, theksoi Johnson./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria zgjeron gjeografinë e eksporteve me vendet e rajonit dhe BE-në
Artikulli tjetërViti i ri mësimor, policia e Elbasanit masa për sigurinë në shkolla