TIRANË,17 shtator /ATSH/ – Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për “Konservimin dhe Restaurimin e kullave 2,3 -3,4 dhe kurtinave midis tyre në kalanë e Beratit.
Punimet që do kryhen në kullat 2-3,-3-4 dhe kurtinat midis tyre do të ndahen në dy faza.Në fazën e pare do të kryhet pastrim i vegjetacionit të ulët dhe të lartë. Pastrim nga gurët ,dherat dhe mbeturinat brenda kullave pa ndërhyre në shtresat kulturore nëse ka.
Ekzistenca e gurëve dhe dherave janë nga punimet e kryera ndër vite për mirëmbajtjen e mureve dhe kullave të kalasë.Pas kësaj faze të parë do të procedohet me fazën e dytë me restaurim në mur guri dhe pastrim nga fugatimi i gabuar me çimento në kullën nr 2 nga ana me orientim verilindor dhe plotësimi tij me llaç gëlqereje.
Projekti ështe hartuar nga specialistët e DRRK –Berat me financim nga Bashkia Berat. /a.a/j.p/




















