Ballina Lajme nga Vendi

Portali “Mësues për Shqipërinë”, transparent

TIRANË, 14 shtator /ATSH – I. Vata/ – “Portali Mësues për Shqipërinë është transparent vlerëson në bazë të meritës dhe emërimet janë po transparente”, – tha sot mësuesja nga Berati, Adelina Rakipi duke sjellë eksperiencën e saj në takimin me Kryeministrin, “Mësues për Shqipërinë”.

Duke sjellë eksperiencën e saj, mësuesja Adelina Rakipi u shpreh se “jam diplomuar me mesatare shumë të mirë dhe rreth katër vjet nuk kam punuar asnjë ditë punë në sistemin arsimor shqiptar. Në vitin 2016 aplikova dhe më thanë se duhet të isha pjesë e portalit “Mësues për Shqipërinë”. Fillimisht hezitova, isha dyshese dhe mosbesuese. Mendova se ku portal më shumë do më ndëshkonte se sa do më favorizonte dhe do favorizonte njerëz të tjerë, por duke qenë se nuk kisha alternativë tjetër u detyrova dhe mora pjesë”.

“Në momentin që dali rezultatet isha fituese. U rendita e treta në rang qarku dhe dyta në qytetin e e Beratin. Menjëherë filluan emërimet që ishin transparente dhe fillova në një zonë të thellë rurale. Më në fund të gjitha ëndrrat dhe dëshirat e mija dhe të prindërve të mijë u bënë realit. Ftoj të marrin pjesë në portalin Mësues për Shqipërinë”, – tha mësuesja. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSLO – Kur falimenton për shkak të… motit!
Artikulli tjetërNis rehabilitimi i aksit rrugor Vorë–Rinas–Fushë-Krujë, ja si devijohet trafiku