Ballina Bota

OSLO – Kur falimenton për shkak të… motit!

OSLO, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Ai e kishte ngritur pasurinë duke vendosur baste shumë të rrezikshme, por ja që reshjet e dendura i morën gjithçka.

Einar Aas, një prej personave më të pasur në Norvegji, është në prag të falimentimit për shkak të përllogaritjeve të gabuara.

Historia e tij ka mbushur sot titujt e gazetave, ndërkohë që fatkeqësia e tij përkon me 10-vjetorin e rënies së bankës së tretë më të pasur të SHBA-s “Lehman Brothers”.

Në një komunikatë, miliarderi i elektricitetit, 47 vjeç, njoftoi se rrezikon falimentimin personal.

Arsyeja e kësaj fatkeqësie?

Pozicionimi i gabuar në tregjet e elektricitetit duke qenë i bindur se hendeku mes çmimit të energjisë në tregje dhe elektricitetit nordik dhe atij gjerman do të ngushtohet.

Pas një vere veçanërisht të thatë, reshje të dendura filluan të mbushin në fillim të javës rezervuarët e digave hidroelektrike që prodhojnë sasinë më të madhe të elektricitetit në Europën Veriore, duke ndikuar në rënin e çmimeve.

Paralelisht, rritja e çmimit të karbonit ka rritur ndjeshëm tarifat e elektricitetit, me origjinë fosile në Gjermani.

Si përfundim, hendeku i çmimeve mes dy vendeve nuk ka qenë kurr kaq i lartë, duke kaluar deri në 17 herë normën sipas “Financial Times”.

Sipas Einar Aas, pas kësaj humbje kolosale, ai është në prag të falimentimit. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKavajë, fëmijët në nevojë pajisen me çanta falas në prag të nisjes së shkollës
Artikulli tjetërPortali “Mësues për Shqipërinë”, transparent