Ballina Bota

BRUKSEL – BE marrëveshje me Athinën për trasferimin e migrantëve

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian po planifikon me Athinën transferimin e  mijëra migrantëve nga qendra në ishujt grekë për të lehtësuar gjendjen e mbipopullimit dhe krijimin e hapësirave ​​në rast se do të ketë fluks refugjatësh pas një sulmi të mundshëm në Idlib, në Siri, raporton ”Financial Times”.

Komisioneri për Migrantët në BE, Dimitris Avramopoulos do të takohet me kryeministrin grek, Aleksis Cipras për këtë çështje.

Prej muajit shtator 2017 kanë qenë 32 000  migrantë dhe azilkërkues dhe tani po analizohet një plan i ri transferimi për 3 000 persona, sidomos në qendrën e Morias./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL -Shtohet fluksi migrator në Spanjë, bie 62% në Itali
Artikulli tjetërTurizmi, Çeku: Të shkojmë drejt modelit të orientuar nga tregu