Ballina Kulturë

FOTO/ Në Atelienë e Restaurimit Himarë vijon puna

TIRANË,13 shtator /ATSH/ – Vijon puna në Atelienë e Restaurimit Himarë. Përgjatë javës së parë, pjesë e Ateliesë së Restaurimit u bënë edhe përfaqësues nga GIZ Albania, i cili është mbështetësi kryesor i këtij projekti, si dhe përfaqësues nga bashkia Himarë, të cilët, nëpërmjet prezantimeve, ndanë eksperiencat e tyre me pjesëmarrësit.

Puna e vyer në kantier e 15 pjesëmarrësve dhe e specialistëve të fushës, tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e komunitetit, të cilët janë bërë pjesë e ateliesë dhe po japin kontributin e tyre në mbarëvajtjen e punimeve.

Së bashku, të mësojmë duke punuar, të ruajmë duke restauruar, të shpëtojmë duke çmuar. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: “Tifozët Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares
Artikulli tjetërHaradinaj uron qytetarët pas votimit në Parlamentit Europian