Ballina Lajme nga Vendi

Punime intensive për këndin e ri rekreativ në Liqenin Artificial

TIRANË, 12 Shtator/ATSH/- Një kënd i ri rekreativ, për të gjitha moshat pritet t’i shtohet parkut të madh të Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të TIKA-s dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, po vijon punën për një shesh të ri çlodhës, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit.

Punimet për ndërtimin e këndit të ri të lojërave pritet të përfundojnë në 2019. Kjo zonë do të shndërrohet në këndin e dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te liqeni në pjesën e Amfiteatrit.

Shumë prej banorëve që jetojnë në zonën e Kopshtit Zoologjik, Kopshtit Botanik apo Liqenit të Thatë do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë një kënd fantastik lodrash.
Sheshi i ri rekreativ po ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij me një sipërfaqe totale 5500 metra katror.

Ky investim harmonizohet edhe me investimet e tjera të Bashkisë së Tiranës, si pistat e reja dhe shëtitorja e re perimetrale jug-perëndimore te Parku i Madh./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi në Shkup: Marrëveshja Kosovë-Serbi, shumë e vështirë
Artikulli tjetërVonesat e fluturimeve, Komisioni i Integrimit kërkon informacion nga Aviacioni Civil