Ballina Ekonomi

Tregu i këmbimit – Valutat rrëzohen përballë Lekut

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ – Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën të gjitha valuatat e huaja, me përjashtim të paundit britanik, kanë humbur pikë kundrejt monedhës vendase Lek.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro këmbehet 126.49 lekë ose 0.02 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan ka humbur 0.34 lekë duke u këmbyer në kuatën 108.98 lekë.

Në këmbim me lekun pozitat i kanë humbur edhe franga zvicerane, dollari kanadez e australian dhe jeni japonez përkatësisht në vlerat 0.49 lekë, 0.16 lekë, 0.38 lekë e 0.47 lekë.

Përjashtim sot bën paundi britanik, i cili ka forcuar pozitat me 0.58 lekë në këmbim me lekun, më shumë se ditën e hënë.

Afrimi i fundit të sezonit turistik shoqërohet me forcim të pozitave të lekut. Fenomen ky i njohur tashmë si efekti sezonal që shoqëron tregun valutor dhe po luhatet aktualisht brenda pritshmërive të Bankës Qendrore.

Kursi zyrtar   

Dollar Amerikan USD 108.98 -0.34
Euro EUR 126.49 -0.02
Poundi Britanik GBP 142.04 +0.58
Franga Zvicerane CHF 111.83 -0.49
Jeni Japonez (100) JPY 97.89 -0.47
Dollari Australian AUD 77.44 -0.38
Dollari Kanadez CAD 82.83 -0.16
Korona Suedeze SEK 12.04 -0.05
Korona Norvegjeze NOK 13.03 -0.02
Korona Daneze DKK 16.96 -0.01
SDR SDR 152.19 -0.86
Ari(OZ 1) XAU 130089.43 -439.74
Argjend(OZ 1) XAG 1536.62 -16.82
Juani Kinez (onshore) CNY 15.87 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 15.84 -0.07
Lira Turke TRY 16.85 -0.14

e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbahet takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën
Artikulli tjetër“Tronditet” Buffon, përfundon zëvendësues