TIRANË 11 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/- Ish kapiteni i Juventusit, një nga portierët më të mirë të historisë, Gianluigi Buffon ka humbur pozicionin e titullarit te Paris Saint German. Thomas Tuchel, trajneri i skuadrës parisien mesa duket preferon si titullar portierin tjetër të francezëve, Alphobnse Areola.
40-vjeçari nga Italia, ka qenë titullar në tri ndeshje të kampionit francez, por mesa duket nuk e ka bindur trajnerin gjermanë dhe pritet që në ndeshjet e radhës të jetë Areola portierë titullar. “Po, unë e bëj zgjedhjen. Vendimi ende nuk është përfundimtar, megjithëse i kam thënë Alphonses (Areolës) se ai është në pol pozicion për të qenë numri 1”, tha Tuchel për RMC Sports. “Ai vjen nga akademia. PSG është gjithçka për të. Ai dëshiron ta dëshmojë vetën në klub”, shtoi tekniku i PSG-së.
Duhet kuptuar, shkruhet në mediat, Italiane se Areola si titullar ëshyë dhe një mënyrë për të ringritur vlerat e portierit që përfundon kontratën me PSG në Qershorin e ardhshëm për të parë të rinovuar me të dhe për ta shitur ndoshta qershorin e ardhshëm me një vlerë më të lartë, për të mos e humbur me 0 euro.
Buffon ka fituar mbi dhjetë tituj me Juventusin dhe këtë sesion merkato vendosi të vazhdojë karrierën në Francë./a.g/








