TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Pastrimi i mjediseve të përbashkëta nuk është një nismë e një dite, apo e një sezoni, por një sfidë e vazhdueshme me të cilën përballen bashkitë.
Bashkia e Lushnjes së bashku me qytetarët dhe nxënësit e shkollave ka qenë aktive në aksionet e përbashkëta, për “Një qytet të pastër”.
15 shtator 2018 është Dita Botërore për një Planet të Pastër, ndaj Bashkia e Lushnjes do të organizohet sërish për një aksion pastrimi .
Në këtë aksion të përmasave globale, Bashkia fton të gjithë qytetarët, nxënësit dhe punonjësit e institucioneve të marrin pjesë në pastrimin e mjediseve publike./m.m/























