Ballina Lajme nga Vendi

Libra falas për 5029 nxënësit e shkollave të bashkisë Vlorë

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ – Rreth 4563 nxënës nga klasa e parë në të katërt, në bashkinë e Vlorës janë pajisur deri më sot me libra falas, për vitin e ri shkollor 2018-2019.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, konfirmoi sot për ATSH-në se “referuar shifrave të Drejtorisë Arsimore Vlorë po vijon në bashkinë e Vlorës shpërndarja e librave falas për 5029 nxënësit nga klasa e parë në të katërt”.

Sipas tij, deri në fillim të shkollës do të përfundojë i gjithë procesi i shpërndarjes së librave.

“Në të gjitha shkollat e bashkisë Vlorë nuk ka mangësi në tekstet shkollore”, – shtoi Mamaj.

Në të gjithë vendin po zbatohet nisma e qeverisë për shpërndarjen e librave falas, e cila lehtëson financat dhe buxhetin e shumë familjeve, por siguron edhe arsim gjithëpërfshirës. Kjo nismë do të vijojë deri ditën kur fillon viti i ri shkollor 2018-2019. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVJENË – Kurz distancohet nga Orban për çështjen e shtetit të së drejtës
Artikulli tjetërAmbasadori sllovak: Pranimi i Shqipërisë në BE në interes të vetë Europës