Ballina Bota

MAQEDONI – Fillon fushata për referendumin për emrin

SHKUP, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Filloi sot në Maqedoni fushata elektorale për referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri të vendit, që sipas kësaj marrëveshjeje do të jetë Maqeonia e Veriut.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar miratimin popullor për këtë marrëveshje, që u nënshkrua gjashtë muaj më parë mes Athinës dhe Shkupit, si kusht për një përshpejtim të procesit të integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Qeveria e kryeministrit socialdemokrat, Zoran Zaev është në favor të miratimit të marrëveshjes, ndërkohë që ajo kundërshtohet nga opozita e VMRO-DPMNE-së, edhe pse është në favor të antëarësimit të vendit në institucionet europiane.

Misione për ”po”-në e referendumit janë bërë në Maqedoni ditët e fundit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz dhe senatori republikan amerikan, Ron Johnson./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrajneri i Skocisë: Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm
Artikulli tjetërFaqja më e njohur koreanojugore: Shqipëria pika kulmore