TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Një fundjavë e mbushur plot me vizitorë vendas e të huaj në monumentin e Natyrës “Kanioni i Holtës” Gramsh. Fotografitë e sjella nga AdZM Elbasan tregojnë një numër të madh vizitorësh që kanë preferuar që fundjavën ta kalojnë në këtë mrekulli natyrore.
Jo shumë kohë më parë, një destinacion i panjohur edhe për vetë shqiptarët, kanioni i Holtës po kthehet në një vend tepër të vizitueshëm.
Bëhet fjalë për një destinacion të mrekullueshëm karstik që gjendet vetëm 87 km nga Tirana dhe që ka një vlerë natyrore të madhe. Ndodhet pranë fshatit Kabash në juglindje të Gramshit.
Kanioni i Holtes është rreth 3 km i gjate dhe në dalje të grykës ngushtohet deri në 10m. Në shpatet e kanionit ndodhen dhe shumë shpella karstike të paeksploruara. Veç lumit në shpatet malore të zonës gjenden dhe drurë të rrallë si panja, por jo vetëm e mjaft specie në zhdukje. /j.p/
































